Gegaj: Parlamenti i ri i Kosovës do ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacion

Anëtari i Këshillit Qendror të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Nikollë Gegaj, tha për gazetën Pobjeda se pret që pas konstituimit të parlamentit të Kosovës do ekzistojë shumica e mjaftueshme për të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Në Kosovë, para pak kohësh u mbajtën zgjedhjet parlamentare në të cilën fitojë koalicioni i udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për të cilin aktualisht demarkacioni në mes Malit të Zi dhe Kosovës është i paprenueshëm.

“Për mua, kjo është e gjitha një luftë politike në skenën politike të Kosovës. Megjithatë, unë besoj se do të mbizotërojë mendimi se është mirë që edhe kësaj çështje t’i vëndoset pika një herë e përgjithmonë.

Gegaj mes tjerash tha se, mendon se ekziston raport i ndryshëm ndaj çdo çështjeje, pra edhe në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e ZI, kur flitni nga pozita e pushtetit se kur një gjë të tillë e kumtoni nga opozita Pra, pres se pas konstituimit të parlamentit të Kosovës do të këtë shumicë të mjaftueshme që të ratifikohet kjo marrëveshje ndërkombëtare, ka vlerësuar Gegaj.

Ai thekson se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk është një çështje për të cilën marrëdhëniet mund të prishën.

Kjo nuk është problemi ynë, as nuk e shohin atë si një pengesë. Ne këtë proces e kemi përfunduar. Janë pranuar kufijtë që ishin në ish-Jugosllavi. Komisioni Ndërkombëtar i ka konfirmuar këta kufijë, nënshkruan marrëveshjen me Kosovën në Vjenë dhe parlamenti ynë ratifikoi atë marrëveshje, shprehet Gegaj.

Ai rikujton se SHBA-të dhe përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së Federika Mogerini, kanë bërë thirrje partive politiken në Kosovë për të ratifikuar marrëveshjen, duke paralajmëruar se shtyrja e ratifikimit dëmton kredibilitetin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare./Malësia.ME/

Shperndaje