Në Ulqin u hapë hipomarketi i parë ”Voli”

Sot në bulevardin Teuta është hapur hipomarketi i parë ”Voli” në Ulqin.

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm pronari i kësaj kompanie Dragan Bokan sidhe zyrtarët e pushtetit lokal, kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq.

Bokan tha se “Voli” ka për qëllim që klientëve nga Ulqini tu ofrojë shërbim dhe mall cilësor dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në përmirsimin e ofertës turistike. Ai falenderoi pushtetin lokal i cili në mënyrë ekspeditive ka siguruar marrjen e lejeve të nevojshme për hapjen e objektit, transmeton TV Teuta.

Kryetari Nazif Cungu tha se me miratimin e planit urbanistik të Fushës së Ulqinit janë krijuar mundësit për realizimin e investimeve të tilla, dhe shprehu besimin se në të ardhmen do të hapen edhe objekte të tjera të këtij niveli.

Sot mora pjesë në përurimin e hipermarketit Voli në Ulqin, një nismë e re private që ka hapur 55 vende të reja të punës. Ky investim nuk do të ishte i mundur të bëhej nëse nuk do të kishim aprovuar paraprakisht planin hapësinor urbanistik të Komunës së Ulqinit. Ky investim serioz tregon se ia kemi dalë që ta përmirësojmë klimën biznesore të komunës sonë dhe se e kemi bërë një destinacion atraktiv për investitorët, shkruan Nazif Cungu në facebook./Malësia,ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!