Sabri Salaj nga Forca kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit

Në mbledhjen e KQ të Forcës së Re Demokratike të mbajtur me 22.06.2022, z. Sabri Salaj, nënkryetar i partisë është votuar njëzëri kandidat për nënkryetar i Komunës së Ulqinit. 

Sabri Salaj ka lindur më 13 maj 1984 në Katërkollë – Komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e ka përfunduar në ,,Bedri Elezaga” në Katërkollë, kurse shkollën e mesme në ,,Vëllazërim Bashkim’’ në Ulqin. 

Gjatë viteve 2004-2008 ka studiuar në Universitetin e Tiranës , Fakulteti i Drejtësisë dhe ka marrë titullin ,,Jurist i diplomuar’’. Nga viti 2009-2012 ka përfunduar studimet pasdiplomike në Prishtinë dhe mori titullin ,,Master i Arteve për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci’’ në punimin shkencorë ,,Diplomacia dhe zgjidhja e çështjes së Ulqinit’’.

Ka ndjekur me sukses trajnimin profesional pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në periudhën qershor 2010 – qershor 2012 në fushat integrime rajonale, protokoll, diplomaci publike, integrime euroatlantike, BE dhe NATO.

Është themelues i Shoqërisë Artistike ,,Tradita”, si dhe ishtekoordinator i Ansamblit ,,Tradita’’, koordinator i Biznis Klub Anamalit dhe zyrës së përbashkët diasporë – vendlindje (Shoqata shqiptaro-amerikane Ana e Malit – New York dhe Biznis Klub Anamalit) dhe kryetar i ,,Bashkësisë Lokale Katërkollë’’ 2012-2016. Është themelues dhe koordinator i Fondacionit ,,Hajdari Family’’ si dhe anëtarë i shoqatës joqeveritare ,,Ora”.

Punon në Kuvendin e Komunës së Ulqinit si ,,Këshilltar i Pavarur I”. Prej vitit 2014 është këshilltarë i klubit të Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. 

Është anëtarë i Këshillit Qendror kurse nga nëntori i vitit 2021 ushtron detyrën e nënkryetarit të Forcës së Re Demokratike. 

Forca e Re Demokratike

Shperndaje