3.6 milionë euro vendkalimi i ri kufitarë në Cem të Trieshit

0

Mali i Zi dhe Shqipëria do të kenë  në dispozicion rreth 12 milion euro në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar për periudhën 2014-2020, është theksuar në Konferencën e mbajtur në Podgoricë.

Ftesa e parë për realizim të projekteve është publikuar dhe do të ndahen 2 milion e 800 mijë euro. Nxitja e turizmit , mbrojtja e mjedisit , dhe nxitja e punësimit janë sferat prioritare tematike në të cilat mund të propozohen projekte , ka theksuar sekretari i shtetit për integrimet evropiane Andria Pejoviq.

Pejoviq theksoi rëndësinë strategjike të projektit për rikonstruksionin e kalimit ndërkufitar në Bozhaj dhe ndërtimin e një  vendkalimi  të ri kufitarë në Cem të Trieshit, me vlerë 3.6 milionë euro./Malësia.ME/

Qëllimi i përgjithshëm i programit të bashkëpunimit ndërkufitarë 2014 – 2020 mes Malit të Zi dhe Shqipërisë është forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhvillimi socio-ekonomik i zonave kufitare ka theksuar Ana Xhijaga nga ministria për punë të jashtme të Shqipërisë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!