Gjermani, të shtëna në një qendër tregtare, disa të vrarë

Disa të vdekur raportohen nga të shtënat me armë zjarri në qendrën tregtare “Olympia” të Mynihut në Gjermani. Policia ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur brenda qendrës tregtare, por ende nuk jep një shifër zyrtare të viktimave.

Raportime konfliktuale ka për numrin e tyre. Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung”, bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë në qendrën tregtare, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se viktimat janë 10.

Ndërkohë, policia thotë se janë duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”.

Një dëshmitar flet se çfarë po ndodh në Munih.Në Sky News, nga Munihu, ai thotë se qyteti pothuajse është i mbyllur dhe se kudo dëgjohen sirenat e Policisë.

 

Shperndaje