Votë historike në Kuvendin e Shqipërisë! Miratohet unanimisht me 140 vota ”pro” Reforma në Drejtësi.
Buzëqeshje dhe duartrokitje nga ambasadori i SHBA-së,Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian,Romana Vlahutin, ndërsa Shqipëria nis një epok të re, me një sistem drejtësie të reformuar sipas standardeve evropiane.
Reforma në drejtësi cilësohet si reforma me e rëndësihme e Shqipërisë në këto 25 vite pluralizëm politik, ndërsa për Bashkimin Evropian ishte kushti bazik për çeljen e negociatave të antarsimit dhe avancimin e projekteve evropiane të vendit.