Sot në qënder të Tuzit, grumbullimi i mjeteve për të riun nga Ulqini

Siç lajmrojnë nga OJQ ”Levizja për zhvillim të Tuzit” sot nga ora 11h deri në ora 14h në qënder të Tuzit do të grumbullohën ndihma për të riun nga Ulqini Emro Abazi.

Djaloshi 20 vjeçar nga Ulqini i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për mjekimin në një spital të specializuar në Gjermani. Mjetet e nevojshme për vazhdimin e mjekimit janë të papërballueshme për këtë nevojitet ndihma e gjithë njerërëzve të mirë.

Poashtu grumbuimi i mjeteve në Tuz, po realizohet edhe në lokalet Caffe bar Teatro Lounge Bar, caffe bar Mars dhe bar pizzeria Iliria.

Ata që kanë mundësi mund të ndihmojnë edhe nëpërmjet xhiro llogarisë 530-0200100089563-32 në Bankën NLB në emër të Noemi Abazi ose përmes Gofundme duke klikuar në linkun i cili gjindet më poshtë.

https://www.gofundme.com/f/per-sherimin-e-emros?utm_source=facebook&fbclid=IwAR1nxA1aR8Qg-isdZTkgyQNNknq0jsC0NPGjDDM0GiQLfBIpwAt81hAgHikSHARE.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!