Gjeloshaj dhe Cungu përshëndesin thirrjen e diasporës për bashkim

Shoqatat shqiptare në SHBA me prejardhje nga Mali i Zi, u kanë bërë ftesë udheheqësve të partive politike shqiptare në Mal të Zi të mbështesin dhe miratojë një platformë dhe një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

I pari që u deklarua për këtë thirrje ishte kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj i cili mbrëm në facebook të tij publikoi thirrjen e shoqatave me mbishkrimin:

Një PO e madhe për bashkimin e subjekteve të vërteta shqiptare.

Ndërsa sot u deklarua edhe kryetari i Forcës, Nazif Cungu i cili mes tjerash u shprehë:

Në emër të subjektit Forca e Re Demokratike, deklaroj publikisht se ne nuk do të bëhemi pengesë e nje koalicioni eventual mbarë shqiptarë në Mal të Zi, i cili bazohet në parime, sinqeritet, bashkëpunim dhe në një platformë të përbashkët, në interesin e përgjithshem të shqiptarëve në vendlindje dhe në diasporë dhe do të japim kontributin tonë deri në momentin e fundit në arritjen e këtij qëllimi kombëtar, tha Cungu.

Kryetarët e partive tjera nuk janë deklaruar ende mbi thirrjen e diasporës për një listë të përbashkët./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!