Zjarrëfikësit dalin në terren vetëm me thirrje të Policisë Komunale

Që nga 1 korriku, 20 zjarre janë shuar në territorin e komunës së Tuzit, dhe të gjitha ato janë shkaktuar nga pakujdesia njerëzore, tha Rexhep Çunmulaj, kryeshep i Policisë Komunale.

Komuna e Tuzit nuk e ka stacion e zjarrfikësve, dhe zjarret janë duke u shuarë nga zjarrfikësit e Podgoricës. Çunmulaj, thotë se ata dalin në terren vetëm me thirje të Policisë Komunale dhe jo me thirrje të qytetarëve.

“Shërbimi i mbrojtjes ka marrë qëndrimin se zjarrfikësit nuk dalin në terren pa kontakte me Policinë Komunale ose inspektimin.” Ata nuk dalin me thirrje të qytetarëve sepse ka pasur thirrje të rrëjshme, kështu që së pari në vend ngjarje dalim ne për të vertetuar situatën. Pas kësaj, ne i informojmë zjarrfikësit “, deklaron Çunmulaj.

I bëj thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në vende të hapura dhe të njoftojnë Policinë Komunale nëse shohin se dikush po e bën atë. Gjithashtu, u bëj thirrje qytetarëve që të përmbahen nga ndezja e zjarreve gjatë pastrimit dhe rregullimit të arave dhe pemishteve, tha Çunmulaj./Malësia.ME/

Shperndaje