Zenka: Të larguarit nga UDSH ishin ata që përfituan më së shumti

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, në lidhje për listën tjetër shqiptare të formuar nga ish antarët e kësaj partie, tha se ata që u larguan nga Unioni, ishin pikërisht ata që edhe përfituan më së shumti nga kjo parti.

Zenka tha se të gjithë këta persona mbulonin poste të rëndësishme dhe me benefite të shumta, të cilët e shfrytëzuan partinë për tu pasuruar dhe  në fund u  larguan në momentet më të vështira për këtë subjekt politik.

Lidhur me copëzimin e skenës politike shqiptare në Mal të Zi, Zenka tha se kjo solli defaktorizimin e shqiptarëve , por se pas zgjedhjeve të 16 tetorit, pritet që kjo të ndryshojë, pasi edhe rrethanat politike në vend tashmë nuk janë të njëjta.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!