Kopshtin filluam ta regullojmë edhe para se të fillonim ndërtimin e shtëpisë

Kopshti i familjes Gegaj nga Sukruqi fitoi vendin e dytë në konkursin e këtij viti për kopshtin më të bukur në Podgoricë, Tuz dhe Gollubovc.

Edhe pse një kopshtë i bukur dhe i rregulluar gjithmonë lidhet me duart e një grueje të aftë, më meritori për mirëmbajtjen e kopshtit tonë është burri im Nikolla, i cili e shfrytezon çdo moment të lirë që të mbijedhi diçka, të levizi, shtojë dhe të zbukurojë thotë Maria Gegaj.

Në kopshtin e tyre thekson Marija Gegaj, gjindet një pemishte me 150 dhoje, vreshta me 250 rrenja rrushi dhe pesëmbëdhjetë lloje të luleve. Aty është edhe shtëpiza verore që është bërë e njohur në Tuz.

Edhe pse shtëpin e ndërtuam katër vite më parë, kemi pasur vizion se çfarë kopshti do të kemi. Filluam ta rregullojmë atë edhe para se të fillonim ndërtimin e shtëpisë. Së pari kemi mbjedhur pemishten në të cilën, nuk ka, çka ska në të, pastaj një vresht të vogël, atëhe kemi mbjedhur barin, kemi palanifikuar vendin për shtëpizen verore…

Kopshtin e kemi rregulluar sipas modelit evropian. Shumë ide për rregullim e tij mblodhëm nëpër udhëtimet në Evropë dhe kemi pasë raste që disa herë të ndalojmë automjetin, të themi në Vjenë, Londër, Venecia, Lublanë dhe të fotografojmë kopshte të bukura.

Ne para katër vitësh ndër të parët në Malësi, ndërtuam shtëpizën verore. Sot vijnë për ta fotografur dhe është bërë një segmnt tërheqës për çdo familje, që dëshiron një kopshtë të bukur, thotë Marija.

Puna në kopsht për Nikollën është, siç thotë ai, pushim, kënaqësi dhe një mënyrë për të shprehur kreativitetin e tij. Nga fëmijëria e kam dashur natyrën dhe është gjenetikisht nga nëna ime. Çdo moment të kohës së lirë e kaloj në kopshtë duke pushuar ose duke u kujdesur për bimët, thotë Nikolla.

Ai thotë se janë gëzuar pasi që mësuan se kanë zërë vendin e dytë në konkursin për kopshtin më të bukur në Podgoricë, Tuz dhe Gollubovc.

Në të gjitha sukseset e tyre, aty është edhe vajza e tyre, Monika. Ajo thotë se i pëlqejanë lulet dhe çdo bime i jep vëmendje të veçantë, sepse për të, ato janë qenie të gjalla që duan dashuri dhe kujdes të veçant. I dua edhe qentë, macet dhe lepujt të cilët babi mi ka sjellur të gjthë. Mendoj se dashuria për kopshtarinë shkon dorë për dorë me dashurinë ndaj kafshëve, thotë Monika./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!