Kosova dhuron 300 abetare mbarkombëtare për nxënësit shqiptar në Mal të Zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu priti në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Agim Bërdyna, të cilët për të treti vit me radhë dhurojnë abetaret për nxënësit shqiptar në Mal të Zi.

Këtë vit, Kosova ka dhuruar 300 abetare për nxënësit shqiptar në Mal të Zi, ndërsa për dallim nga viti i kaluar janë 40 abetare më shumë.

Abetaret pritet të shpërndahen në shkollat shqipe në Mal të Zi në fillim të vitit të ri akademik./Malësia,ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!