I pengojnë fanellat kuq e zi të Deçiqit

Skuadra e Deçiqit, këtë sezon filloi të luajë për herë të parë me fanellat kuq e zi, që u mirëprit nga një numër i madh i tifozëve.

Por ngjyrat kuq e zi nuk u kanë pëlqye të gjithve dhe njëri prej tyre që kundërshtoi këto ngjyra është Xhevdet Pepiq, i cili reagoi përmes Facebook.

Pepiq në tekstin e publikuar thotë se është më se e dukshme që ky klub performon me fanella kuq e zi, të cilat në një farë mënyre duhet të “simbolizojnë” përkatësinë e tij. Edhe pse ai kurrë nuk ka luajtur me ato ngjyra, në traditën e tij të gjatë, thotë mes tjerash Pepiq.

Ai thekson se është e vërtetë se në këtë zonë, pranë dhe me të tjerët, jetojnë edhe shqiptarët. Por, tendenca që ky klub të bëhet “e dikujt më shumë” nuk duhet të lejohet, thotë Pepiq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!