Mustafa: Demarkacioni, detyrimi përfundimtar për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Nju Jork të SHBA-ve.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, kryeministri Mustafa tha se çështja është shumë qartë. “Ne duhet t’i përmbushim detyrimet të cilat i kemi dhe detyrimi përfundimtar që tani ka mbetur që ta përmbushim është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi .

Është një çështje e cila është e patejkalueshme sa i përket përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Por, mund t’ju them se kjo çështje nuk është diskutuar vetëm nga ta, kjo çështje na është shtruar gati në të gjitha takimet që i kemi pas”, tha kryeministri Mustafa./Koha.net/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!