Nimanbegu: Të vendosur për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike të shqiptarëve

Genci Nimanbegu nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca,UDSH,ASH) në një intervistë për gazetën DAN tha se, nga zgjedhjeve e ardhshme pret që të rritet ndjeshëm fuqia politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe beson që shqiptarët do të flasin me një zë të vetëm, më të fortë se kurrë, me qedhim për të mbrojtur të drejtat e veta.

Ai konsideron se ndarja e deritanishme në elektoratin shqiptar ka rezultuar me humbjen e mandatëve parlamentare,dhe në masë të madhe ka dëmtuar realizimin e interesave më të rëndësishme të shqiptarëve.

Nimanbegu tha se, ndarjet në mes përfaqësuesve politikë të shqiptarëve i ka dekurajuar shumë votues shqiptarë për të mos dalur në zgjedhje, por pretë që në këto zgjedhje të rritet pjesëmarrja e votuesve shqiptarë.Shpresoj se pas këtyre zgjedhjeve, shqiptarët të flasin me një zë, më të fortë se kurrë, me qëdhim për të mbrojtur të drejtat e veta.

Koalicioni ynë ka për qëllim të promovojë platformën politike që mbron interesat e popullit shqiptar në Mal të Zi dhe integrimet euroatlantike të Malit të Zi.Dallimet lokale, ndarjet fetare dhe egoizmi janë dytësore në krahasim me interesat më të rëndësishme të shqiptarve, tha Nimanbegu.

Në themelet e koalicinit tonë qëndron programi i qartë politik që mbron identitetin tonë kombëtar – gjuhën, arsimimin dhe simbolet.Slogani i fushatës tonë është “Shqiptarët të vendosur”, që do të thotë se jemi të vendosur për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike të popullit tonë të cilët jetojnë me shekuj në vatrat e tyre të lashta.

Gjithashtu jemi të vendosur të ndalojmë migrimin dhe diskriminimin e shqiptarëve dhe të japim një kontribut konstruktiv për integrimin euro-atlantik të Malit të Zi është shprehur Nimanbegu./Malësia.ME/

 

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!