Kryetarët e UDSH, ASH dhe Forces takim me zyrtar të Departamentit të shtetit Amerikan

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëheri Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit (Forca), Nazif Cungu u takuan sot në Ambasadën e SHBA-ve me z.Metju Palmer, Drejtor i Zyrës së Evropës Juglindore në Departamentin e Shtetit, dhe znj. Florence O. Akinyemi, Drejtuese për luftën kundër terrorizmit e stacionuar në Mal të Zi.

Në këtë takim është biseduar reth pozitës dhe statusit të popujve pakicë në Mal të Zi. Palmer ka shprehur dëshirën të njoftohet me mendimet dhe qëndrimet e pakicave reth gjendjes dhe situatës së tyre në Mal të Zi dhe të ndëgjonte kërkesat e tyre politiko-ekonomike.

Të pranishëm në ketë takim ishin dhe kryetari i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq dhe kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate (HGI) Maria Vuçinoviq.

Përfaqësuesit e partive të pakicave edhe njëherë shprehën angazhimin e fortë për integrimin euroatlantik të Malit të Zi dhe theksuan kontributin e madh të popujve pakicë në këto procese. Siç theksuan, ky kurs sigurisht që nuk do të ndryshojë, dhe të gjitha subjektet politike në Mal të Zi që mbështesin të ardhmen euroatlantike të shtetit, do të kenë mbështetjen e plotë të partive të pakicave.

“Gjithashtu, ata kanë shprehur gatishmërinë për dialog me partitë politike opozitare dhe ky dialog është i mundur vetëm në Parlament./Malësia.ME/

Anton-Gjokaj Anton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!