Prël Ujkaj: Mos shpif demagogë

Në një status në Facebook Prël Ujkaj shprehet se ka ardhur koha që të flitet pa doreza, publikisht dhe asesi me propaganda politike kafenesh.

Ujkaj para disa ditësh dha dorëheqje nga grupacioni politik i Nikollë Camaj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ujkaj.


Të nderuar qytetarë,

Ka ardhur koha që të flitet pa doreza, publikisht dhe asesi me propaganda politike kafenesh, siç po veprohet me mekanizma të nivelit më të ulët të mundshëm.

Po e mbaj qetësinë, vetëm për hir të BASHKIMIT, sepse në rrethana tjera do argumentoja më detajisht kundrejt shpifjeve, që u dihet adresa.

Kur të vijë koha, ju demagogë, publikisht deklarojini ato demagogji, broçkulla, dhe perpjekje të deshperuara për defaktorizimin tim, apo të kujtdo që është me mend e me zemër për Malësinë, sepse unë e kam dosjen e hapur, prandaj ju sfidoj që të bëni ju publike të gjitha shpifjet, e unë do t’u pergjigjem në momentin e perfundimit të negociatave pro bashkimit të faktorit Shqiptar në Malësi, e besomëni se çdo fjalë e imja do të jetë e argumentuar dhe e bazuar në prova juridikisht të pamohuashme.

Deri atëherë, mirë u ndegjofshim!

I Malësisë,
Prëla Ujkaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!