Veliaj pret kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj: Bashkia e Tiranës do të kontribuojë për parkun në Tuz

Kryetari i ​Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, një pjesë të stafit të Komunës së Tuzit, si dhe drejtorin e Gjimnazit ,,25 Maji” në Tuz, Lindon Gjelaj, ishin në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë vizitës, ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pikërisht për të diskutuar lidhur me projektet të cilat Komuna e Tuzit do t’i realizojë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, tashmë pjesë e nismës Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon. 🔹Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe parku i cili ka filluar të punohet në Komunën tonë, për të cilin u dakorduan që Bashkia e Tiranës do të ndihmojë në financimin e saj.➡️ Gjeloshaj falënderoi kryebashkiakun, njëherësh edhe mikun e tij të vjetër Erion Veliaj për ndihmën. Ai gjithashtu shtoi se Tirana është shpija jonë e dytë, e cila deri para se të bëheshim komunë në vete, ishte shtëpia jonë e parë, dhe përkrahja më e madhe si për pavarësimin e Komunës, ashtu edhe edhe për zhvillimin e saj, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit ndër institucional.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Gjithashtu, në kuadër të – ,,Tirana – Kryeqyteti Evropian i të Rinjve, 2022” u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së binjakëzimit midis – Gjimnazit ,,25 Maji” në Tuz dhe Gjimnazit ,,Arben Broçi” në Tiranë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takim zbuloi projektin e radhës – „Ne duam të jemi pjesë e suksesit tuaj, ndaj kemi vendosur që edhe në Tuz, por edhe në Preshevë, të bëjmë një financim për një park publik; pra, për një zonë qendrore të qytetit, si një dhuratë nga Tirana, si një mënyrë për të lënë një shenjë të përbashkët dhe për të qenë kontribues në suksesin tuaj,” tha Veliaj.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Shperndaje