Ambasadori Filo: Politikanët shqiptar të mbajnë përgjegjësi për rezultatin zhgënjyes

Gjatë takimit i cili u mbajt në Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi në kuadër të prezantimit të projektit “Samiti i parë i diasporës ne Tirane”, në pyetjen se si e sheh pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi pas zgjedhjeve parlamentare, ambasadori Ermal Filo u përgjigj se është zhgënjyese që shqiptarët arriten të marrin vetëm një deputeti.

Ai tha se, dëshiron që edhe ai pëfqësues që tashmë është aty të marrë mbështetjen e të gjitha partive tjera shqiptare në Mal të Zi, shkruan Malësia.ME. Por para kësaj duhet të bëhet një analizë e thellë dhe duhe të ketë reflektim nga të gjihë dhe të shikohet se cilat ishin shkaqët dhe duhet mbajtur përgjegjësi.Është koha që vetë politikanët shqiptar të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e ketyre zgjedhjeve tha Filo.

Ambasador Filo shtoj se Shqipëria çdo herë do të jetë në krah të shqiptarëve në Mal të Zi, qoftë në aspektin politik, kulturor ,arsimor apo atë shoqëror.

Shperndaje