Për shkak të Rusisë, Mali i Zi më afër NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO ,Jens Stolltenmberg ,ka deklaruar në Beograd se vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në këtë Aleancë e sjell Mali i zi dhe anëtarët e NATO-s dhe se askush tjetër nuk ka të drejtë të përzihet në këtë vendim.

Mali i Zi është shtet sovran dhe i pavarur dhe si i tillë ka të drejtë të vendos për fatin e vetë , përfshirë këtu edhe Aleancat e sigurisë pjesë e të cilës dëshiron të jetë, ka deklaruar Stolltenberg ,pas bisedimeve me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Stolltenberg ka shtuar se 28 shtete anëtare në mbledhjen e ministrave për punë të jashtme me 1 dhe 2 dhjetor do të sjellin vendimin nëse Malit të Zi do ti dërgohet ftesa për anëtarësim dhe asnjë vend i tretë nuk ka të drejtë të përpiqet të intervenojë në këtë proces. Rusia e ka ftuar  Malin e zi që të rishqyrtojë vendimin për anëtarësim, duke vlerësuar se pranimi i tij në NATO do të ishte hap i përshpejtuar dhe se seriozisht do të rrezikonte marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dy shteteve , dhe se do të sjelle në pyetje tërë punën në formimin e arkitekturës së sigurisë evropiane.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!