KKSH: Aktivitetet me rastin e Ditës së Flamurit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka shpallur listën e aktiviteteve të planifikuara për Ditën e Flamurit.

Me 25 nëntor në Plavë do të organizohet një program kuluroro – artistik me fillim në orën 12.00.

Me 28 nëntor në Tuz do të mbahet programi festiv ”Të bashkuar rreth Flamurit” në QKI ”Malësia” me fillim në ora 19:00 i organizuar nga KKSH në bashkpunim me shoqatat “DEDË GJO LULI”, “RAPSHA”, “BESA”, “KOHA” DHE “ANSAMBLI SHQIPONJA”.

Po me 28 nëntor në Ulqin do të mbahet Maratona e pavarsisë Ulqin-Shkodër, e cila fillon në ora 9.00, ekspozita e piktorëve “Shkodër-Malësi-Ulqin” është paraparë për orën 18.30, kurse në orën 19.00 në Qendërn për Kulturë do të mbahet koncerti festiv “Me këngë ndër shekuj” i orkestrës së Akademisë së Arteve të Tiranës.

kksh

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!