Kupa “Pavarësia”, në Tiranë: Pjesmarës edhe Otranti i Ulqinit

Do të zhvillohet në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, Kupa “Pavarësia”, një aktivitet i përvitshëm mbarëkombëtar që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në edicionin e tetë të saj, do të marrin pjesë këto skuadra:  “Otranti” i Ulqinit (Mali i Zi), “Shkëndija” e Tetovës (Maqedoni), KF “Prishtina” (Kosovë) dhe “Kukësi”(Shqipëri), tansmeton Malësia.ME.

Ekipet do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Resortin “Tropikal” në Durrës, ku në mbrëmje do të hidhet edhe shorti i aktivitetit. Gjysëmfinalet do të fillojnë, më datë 28 nëntor në orën 11.00, ndërsa ndeshja finale do të luhet rreth orës 12.30. Për fituesit do të dorëzohet kupa e aktivitetit. Për të dy finalistët, do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play”, për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia”.

Otranti i Ulqinit ishte fitues i Kupës “Pavarsia 2015” që u mbajtë në Durrës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!