”Shqiptarët të Vëndosur”: Nuk hyjmë në Qeveri për karrige

Përfaqësuesi i Koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” i cili është pjes e negociatave me PDS-më, pohoi për gazetën ”Vijesti” se akoma nuk kanë dakorduar asgjë me mandatarin Markoviq.

Ai tha se me PDS-në kanë negociuar rreth platformës dhe nuk kishin bisedime rreth ndarjes së funksioneve.

”Për ne është e rëndësishme që fillimisht të dakordohemi rreth principeve politike, sepse në Qeveri nuk hyjmë për shkak të karrigeve. Negocitat kanë dinamikën e vet dhe deri tani kemi kaluar gjysmën e platfomës, shtoi bashkëbiseduesi i ”Vijestit”.

Siç shkruan ”Vijesti” Koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” në Qeverin e re pritet të fitojnë ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!