Sot shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot shënohet 108-vjetori i Kongresit të Manastirit, apo Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, që për shqiptarët e Maqedonisë është ditë feste.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!