Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”

Universiteti i Malit të Zi dhe Universiteti “Ismail Qemali” nga Vlora, kanë nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi , e cila parasheh shkëmbimin e kuadrit administrativ mësimor dhe shkëmbimin e studentëve në të gjitha nivelet e studimeve ,si dhe aktivitete të përbashkëta hulumtuese.

Ushtruesi i detyrës të rektorit të Universitetit të Malit të Zi Danillo Nikoliq dhe rektori i Universitetit “Ismail Qemali” nga Vlora Roland Zisi kanë nënshkruar marrëveshjen ,duke u nisur nga interesi i përbashkët për nevojën e zhvillimit të arsimimit dhe veprimit shkencoro- hulumtues ,si dhe e zgjerimit i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Siç theksohe,t marrëveshja është afatizua në 5 vjet me mundësi të vazhdimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!