UDSH tradhton Tiranën dhe Partitë Shqiptare

Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk do ta respektojë marrëveshjen për veprim të përbashkët të partive shqiptare pas zgjedhjeve lokale në Tuz, të nënshkruar në Tiranë.

Siç pohon zyrtari i UDSH-së Fadil Kajoshaj këtë vendim kanë marrë pasi, siç thotë ai, janë mashtruar nga Alternativa Shqiptare e cila në zgjedhje do të dal e vetme edhe pse çdo gjë ka qenë e dakorduar që ata të dalin së bashku me UDSH-në.  Kajoshaj thotë se pas zgjedhjeve do të jenë të hapur për biseda me të gjithë edhe me DPS-in.

Nga ana tjetër, çdo gjë demanton zyrtari i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj i cili thotë se e kanë pritur dy muaj UDSH-në që të bien dakord mbi daljen në zgjedhje, por që UDSH-ja i është lutur Partis Demokratike të Socialistëve (DPS) që t’i marrë në koalicion.

Nik Gjelosha tha se i vjen keq që Kajoshaj, për llogari të DPS, e ka sjellë veten në një situatë që të demantojë veteveten dhe se përgjigja më e mirë është deklarta e tij dhenë me 30 tetor 2017.

”Në mbledhjen me ASH-në është sjellë vendimi përundimtar që në zgjedhje te dy partitë të dalin në mënur të pavarur. Faktikisht, me ASH-në jemi dakorduar rreth koalicionit, por në fund arritëm në përfundim se është në interes të të dy palëve të dalim në mënyr të pavarur”, kishte deklaruar Kajoshaj me 30 tetor, rikujton Gjeloshaj.

Ata i janë lutur DPS-it që të shkojë në koalicion me ta, kur DPS-ja i refuzoi lutjet e tyre, kemi filluar bisedimet dhe jemi dakorduar siç thotë Kajoshaj në deklaratën e dhënë me 30 tetor. Të vlersojnë qytetarët vetë ose të thotë Kajoshaj kur ka folur të vërtetën.

Gjeloshaj thotë se, me këtë veprim Kajoshaj vetëm e ka përjashtuar veten nga qeverisja e ardhshme, nëse e kalon cenzusin.

Ofendimeve të Kajoshaj nuk dua t’u përgjigjem, unë nuk kam fjalë fyese dhe as grindje me partitë nacionale, ati me fatë i qoftë kjo politikë mbështetëse ndaj DPS-it e cila ja ka marrë pothuajse të gjitha votat. Shpresoj që UDSH-ja nesër mos të tërheqi listën dhe të bëjë ftesë të votohet për DPS, por as kjo nuk do të shpëtojë DPS-n nga humbja”, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!