Miratohet rezoluta për mbrojtjen e lumit Cem

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Tuzit miratuan njëzëri rezolutën e propozuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) për mbrojtjen e lumit Cem, pasiqë sipas informacioneve që kan Republika e Shqipërisë ka në plan ndërtimin e disa hidrocentraleve në lumin Cem.

Përfaëqsuesi i propozuesit, Enis Gjokaj, tha se rezoluta nuk është politike dhe ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e lumit Cem, i cili është i një rëndësie të madhe për banorët e zonës së Cemit të Trieshit, Pikalës, Priftnit, Llofkës, Dinoshës, Mileshit, Rrogathit dhe Rakiqit.

Përfaëqsuesit e të gjitha partive politike u deklaruan në favor të mbrojtjes së këtij lumi, ndërsa këshilltarët e LDSH-së më herët kishin braktisur seancën.

Lumi Cem me vendim të Kuvendit të Podgoricës, është i shpallur dhe monument i natyrës.

Këshilltari i Alternativës Shqiptare (ASH) Nik Gjeloshaj theksoi se partia e tij është plotësisht për ruajtjen dhe mbrojtjen e lumit Cem.

Ai tha se kjo nismë është e mirë dhe se të gjithë ne kemi kaluar shumë kohë në Cem, kështu që lumi për qytetarët ka edhe një rëndësi emocionale. Ne të gjithë duhet të punojmë për mbrojtjen e tij. Cemi është resurs ekonomik për komunën e Tuzit – tha mes tjerash Gjeloshaj.

Këshilltari i DPS Halil Dukoviq tha se komuna e Tuzit apo Malësia nuk do të ishte ajo që është mos të ishte lumi Cem.

Është diçka për të cilën njohemi, është një nga lumenjtë më të pastër në Evropë. Mali i Zi dhe Shqipëria janë shtete miqësore dhe nuk dyshoj se sdo ta ruajnë Cemin, tha Dukoviq.

Poashtu në këtë seance u votua Propozim Vendimi mbi përcaktimin e numrit të këshilltarëve, kështu që në  Kuvendin e ri të Komunës së pavarur do të jenë 32 këshilltarë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!