Gjeloshaj vizitë në SHBA

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj filloi sot vizitën disa-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij në SHBA, ai do të takohet me Diasporën në New York dhe Michigan, si dhe kongresmenët dhe kryetarin e bashkisë Rochester Hills, Ryan Barnet me të cilën Tuzi është e binjakizuar prej vitesh.

Barnett përndryshe është edhe president i Unionit të Komunave Amerikane, dhe përveç kësaj, kryetari i komunës së Tuzit do të takohet edhe me Mark Gjonaj,
anëtarin e Asamblesë së shtetit New York. Gjeloshaj ndër të tjera, gjithashtu do të japë një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Kjo vizitë do të inkurajojë diasporën tonë të vazhdojë të investojë në Tuz, tha Gjeloshaj.

Ai gjithashtu do të bisedoi mbi situatën politike në Mal të Zi me zyrtarë të lartë amerikanë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!