Oferta e fundit e FD: Do të mbështesin kryeministrin e propozuar nga Demokratët dhe URA

Fronti Demokratik u ka dërguar sot ofertën e fundit partive të mazhorancës parlamentare për të dalë nga kriza politike. Ata kërkojnl të zgjidhet sa më shpejt qeveria e re, e cila do të përbëhet nga përfaqësues të tre koalicioneve fituese, është njëra nga pikat e platformës.

Qeveria e re do të respektojë marrëveshjet e arritura më parë, që nënkupton një moratorium të dallimeve ideologjike dhe programore;

FD, si përbërësi më i madhë i qeverisë, është i gatshëm të bëjë lëshime për të arritur marrëveshjen dhe për të respektuar gjithashtu rëndësinë specifike të përbërësve më të vegjël. Duke patur parasysh faktin që kryeministri i propozuar nga koalicioni ynë një vit më parë, nuk përmbushi pritshmëritë tona dhe as të opinionit, ne jemi të gatshëm të mbështesim një person të përshtatshëm për kryeministër, të propozuar nga partnerët e koalicionit Demokratët dhe URA– thuhet në platformën e FD.

FD dëshiron që në Qeverinë e re të përfshihën përfaqësuesit autentikë të pakicave dhe ndryshe nga praktika e mëparshme, në poste përgjegjëse, me rëndësi të përgjithshme për të gjithë komunitetin.

Pjesë përbërëse e platformës është marrëveshja për votimin e këshillit prokurorial, buxhetin, ligjin për regjistrimin e popullsisë, si dhe përfundimi i procesit të rregullimit të marrëdhënieve të shtetit me komunitetet fetare. /Malësia.ME/

Shperndaje