Viti i ardhshëm, treni i fundit për mbajtjen regjistrimin

Kuvendi i Malit të Zi sot debaton për Propozimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se Qeveria ka vërtetuar konkluzionet që ia ka dorëzuar Kuvendit, i cili ndër të tjera merr përsipër që në bashkëpunim me Kuvendin, regjistrimi i popullsisë të mos përputhet me ngjarje të mëdha politike si p.sh. fushata zgjedhore kombëtare ose lokale ose në periudhën e vitit kur karakterizohet nga kushtet atmosferike që vështirësojnë aksesin në familje. Duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm zgjedhjet e rregullta presidenciale do të mbahen në maj ose prill, ai tha se regjistrimi do të duhej të mbahej në tetor ose nëntor të vitit 2023.

Regjistrimi nuk mund të mbahet në kushtet e rritjes së tensioneve

Në seancën e sotme te Kuvendit  nuk marrin pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve por, në konferencë për shtyp në prag të mbledhjes, kanë thënë se në Mal të Zi nuk mund të mbahet regjistrimi në kushtet e rritjes së tensioneve dhe kur ndikimet pro-ruse janë shumë të forta. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Jevto Erakoviq, tha se kjo parti nuk është kundër regjistrimit, por duhet pritur koha e duhur. Me ligjin e propozuar për Regjistrimin – Fronti demokratik është një mbartës politik i shumicës parlamentare antikushtetuese, tha Erakoviq,  duke vlerësuar se në Malin e Zi ka përpjekje që të ofrohet vlera alternative pro-ruse e demokracisë së Putinit, e cila e ëndërron Malin e Zi në botën serbe dhe në Ballkanin e Hapur. Erakoviq thotë se këto janë ëndrra të kota dhe se Mali i Zi ka njerëz, të cilët ia mbrojë rrugën evropiane, konceptin qytetar dhe të drejtën në jetë dinjitoze.

Shperndaje