Gjeloshaj: Ujësjellësi për zonën e Hotit shumë i rëndësishëm

Deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nikë Gjeloshaj në faqën e tij në facebook është shprehur se faza e parë e studimit për ndërtimin e ujësjellësit për zonën e Hotit ka marrë fund dhe tashmë pritet që në janar-shkurt të vitit 2016 të shpallet tenderi. Ai gjithashtu ka postuar amandamentin ku shihet qartë kërkesa e tij e bërë në Parlamentin e Malit të Zi që ky projekt të parashikohet në buxhetin e vitit 2016. “Është shfaqur nevoja për ndërtimin e ujësjellësit për zonën e Hotit e cila është e domosdoshme për vitin 2016, me qellim përmirësimin kushteve, zhvillimin rajonal, infrastrukturor dhe zhvillimin e bujqësisë” thuhet në arsyetimin e amandamentit të z. Gjeloshaj.

Më poshtë lexoni të plotë statusin e z. Gjeloshaj

Miq të nderuar,

Dua të ndaj me ju një lajm të mirë në prag të festave të fundvitit.

Të gjithë keni patur mundësi të informoheni rreth propozimit tim në Parlamentin e Malit të Zi për ndërtimin e ujësjellësit për zonën e Hotit.

Hapi i parë konkret për realizimin e këtij projekti tashmë ka marrë fund, janë kryer studimet e nevojshme dhe në muajin janar-shkurt të vitit që po vjen do të hapet tenderi për ndërtimin e ujësjellësit. Mjetet janë të siguruara nga buxheti i shtetit për investime kapitale dhe uroj që ky projekt, që për mendimin tim është shumë i rëndësishëm për banoret e atyre zonave të përfundoj sa më shpejt dhe një herë e mirë të marrin fund pritjet e gjata dhe të mundimshme, shumë herë problematike për furnizimin me ujë të banorëve të Hotit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!