Ish Kryetari Tahiri kërkon anulimin e zgjedhjes së Këshillit Programorë të Kohës Javore

Në lidhje me zgjedhjen e Këshillit Programorë të gazetës Koha Javore, ka reaguar Tahir Tahiri ish kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi (sot Këshillit Kombëtarë i Shqiptarëve).

ATAK POLITIK I (PA) MENDUAR I KËSHILLIT KOMBETARË TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI MBI TË VETMEN GAZETË SHQIPE NË MAL TË ZI- KOHA JAVORE

Ky është një turp jo vetëm për udhëheqjen e KKSh, por edhe për të gjithë anëtarët e KKSh-së të cilet kanë marrë pjesë në këtë ” lamsh”.

Zgjedhja e Këshillit programore të KOHA JAVORE më anëtarë jokompetent e komplet të pa pervoje në media, në kundershtim edhe me kushtet e Konkursit, (përjashtim bën vec gazetari i nderuar z. Gjeke Gjonaj) , dëmton rëndë jo vetëm KJ por edhe informimin shqip në MZ dhe përgjithsisht të gjithë shqiptarët në Malin e Zi.

Si ish kryetar i KNSh-së,( sot KKSh) i bëj thirrje udhëheqjes aktuale dhe anëtarëve të devotshëm të Keshillit Kombëtarë, të anulojnë ” zgjedhjen ” , të kërkojnë falje publike shqiptarëve në MZ për këtë ” leshim” dhe të veproje ashtu si i takon një keshilli të patrioteve të vërtetë, dhe kjo vetëm në funksion të ruajtjes së ” faqes së bardhë” dhe Institucionit që perfaqesoni. Përndryshe ka të ngjarë që nëse këtë nuk e bën sa më parë vetë, KKSh, ta bëjne Ligji i cili mbron kushtet e Konkursit dhe rregullat e konkurimit e të përzgjedhjes.

Me shumë dashamirësi

Tahir Tahiri.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!