Shkrela: Rrogat e deputetëve, solide

Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli ka deklaruar se, sipas mendimit të tij, rrogat e deputetëve të parlamentit të Malit të Zi janë solide. Duke komentuar faktin se vetëm rroga e tetorit e më tepër se njëzet deputetëve ka qenë mbi 2 mijë euro, Shkreli ka thënë se rrogat dhe kontributet llogariten në bazë të punës.

Me propozim buxhetin për vitin e ardhshëm është paraparë që Parlamenti i Malit të Zi të fitojë nga arka e shtetit 10 milion e 337 mijë e 177 euro, kurse për punën e Partive politike do të ndahen 5 milion e 179 mijë e 258 euro. Kjo është 7% më tepër krahasuar me vitin e kaluar. Për të ardhurat e deputetëve në vitin 2017 do të ndahen 2 milion e 550 mijë e 986 euro, ose 27% më shumë se në këtë vit, për ç’gjë në vitin rrjedhës për rrogat e deputetëve ishin ndarë 1 milion e 915 mijë e 747 euro, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!