Sinishtaj tërheq iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të KU Tuz

Në fillim të seancës së Kuvendit të KU Tuz që u mbajtë dje, këshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj i njoftoi këshilltaret me iniciativën e tyre për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të KU të Tuzit, sepse me miratimin e katër ligjeve në Kuvendin e Malit të Zi, Tuzi është Komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Pas propozimit të Sinishtaj për shkurtimin e mandatit, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare bëri thirrje dhe apeloi për shtyrjen e iniciativës, derisa pas disa muajsh të jetë më i qartë rezultati i marrveshjes së nënshkruar mes partive shqiptare dhe DPS në nivel shtetëror, me të cilën parashihet që Tuzi do të bëhet Komunë e plotë.

Camaj paralajmëroi se ASH do të dal nga qeveria nëse deri me 31 maj 2017 nuk zgjidhet çeshtja e Kumunës së Tuzit dhe se nëse marrëveshja nuk realizohet, do të kenë mbështetjen e tyre për shkurtimin e mandatit.

Pas këti pohimi përfaqësuesit e IQ e tërhoqen iniciativën për shkurtimin mandatit të Kuvendit të KU Tuz./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!