Gegaj: Lideri i DF ka humbur busullën

Funksioneri i PDS-së Nikollë Gegaj tha se është e qartë se disa politikan opozitarë e kanë humbur krejtësisht busullën.

Deputeti Nebojsha Medojeviq nuk është në dijeni të peshës së fjalës dmth. fyerjeve që i ka dërguar dhe kujt ja ka drejtuar. Të ofendosh raportuesin për Malin e Zi në Parlamentin Evropian, Çarls Tanok, vetëm për shkak se edhe në shtëpin më të lartë legjistative në Evrop paraqet gjendjen reale në Mal të Zi dhe vetëm për shkak se ai dhe parlamentarët e tjerë evropianë theksojnë se Mali i Zi është udhëheqës i integrimit në BE dhe se më e shumta ka përaruar nga të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është dëshmi se Medojeviq ka humbur busullën, tha Gegaj për Dnevne Novine.

Për këtë arsye, thotë Gegaj, Tonok duhet ta vlerësohet, respektohet, dhe në fund ta falënderojmë për ndihmën që na bënë për t’u bashkuar në BE dhe jo ta ofendojmë atë.

Medojeviq, më së shumti dëm i bëri vetes dhe subjektit të tij politik me autogola të tillë politikë, se sa i bëri Tanokut. Ajo që bëri ai nuk ishte në frymën e mikpritjes tradicionale malazeze, për të cilën Mali i Zi është njohur pozitivisht në botë.

Ajo që i është drejtuar Tanokut është primitivizëm i pastër. Imagjinoni sikur ata në ndonjë rastë të ishin në pushtet si do i pritëshin dhe përcjellëshin zyrtarët europian. Gjithsesi kjo është një situatë hipotetike e pamundur, tha Gegaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!