Një pjesë e kanionit të Lumit Cem shpallet “Monument i natyrës”

Kuvendi i Podgoricës e ka përkrahur iniciativën e kryetarit, Sllavolub Stjepoviq, që një pjesë e Kanjonit të Lumit Cem të shpallet e mirë e mbrojtur natyrore me rëndësi lokale, i quajtur Monument Natyrorë “Kanioni i Cemit”.

Në këtë mënyrë, Kanioni i Cemit, radhitet në kategorinë e dytë të mirave të mbrojtura natyrore.

Shkaqet kryesore dhe vendimet për të cilat territori i kanionit të Cemit merret nën mbrojtje është fakti se Kanioni i lumit Cem, nuk gëzon asnjë formë të statusit të mbrojtjes zyrtare. Gjatësia e këtij lumi është 58.8 kilometra , 32.3 prej të cilave kalojnë nëpër Malin e Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!