Ministria për të drejtat e njeriut: 1.5 milionë për sektorin civil

Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë gjatë vitit aktual ka ndarë 1.23 milionë euro për projektet e sektorit joqeveritar, kurse kjo shifër në vitin tjetër do të rritet në 1.5 milionë euro, njoftoi ministri Mehmet Zenka. Ai gjithashtu njoftoi se ministria ka përgatitur dokumenta të rinj strategjik për mbrojtjen e pakicave në periudhën e ardhëshme, kurse fokus i veçantë do të ketë korniza ligjore për rregullimin e marrëdhënieve në mes shtetit dhe bashkësive fetare./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!