Mbas shqyrtimit publik, buxheti dërgohet në Kuvend, me vlerë prej 6 milion e 45 mijë €

Të nderuar qytetarë,

Mbas përfundimit të shqyrtimit publik, sot kemi dërguar në procedurë parlamentare buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2021, me vlerë prej 6 milion e 45 mijë euro.

Duhet potencuar se 45% e buxhetit është kapital. Po ashtu ju njoftoj se komuna e Tuzit nuk ka asnjë borxh ndaj askujt, për çka jemi komuna model në Mal të Zi.

Edhe pse situata ekonomike në nivel global nuk është aspak e mirë, buxheti po vazhdon të rritet çdo vit e më shumë.

Administrata e komunës me punë, seriozitet dhe përkushtim të madh po e dëshmojnë pohimet tona të vazhdueshme, se Malësia ka kapacitet dhe qendrueshmëri për të qenë komunë e zhvilluar!

Me punë dhe vepra konkrete, në anën tjetër po e dëshmojmë se qendrimet dhe pohimet dashakeqe të ish pushtetarëve, se Malësia nuk ka qëndrueshmëri ishin vëtëm manipulime, për çka edhe qytetarët i çuan në pension të përhershëm politik.\

Ne, pa ndalur do të vazhdojmë punën dhe përkushtimin edhe gjatë vitit të ardhshëm, që buxheti i komunës për vitin 2022 të rritet edhe më shumë, me të vetmin qëllimin, zhvillimin dhe ndryshimin e Malësisë në çdo aspekt!

Malësia po ndryshon!

Sinqerisht,
NGj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!