Çmimet e karburanteve në dy javët e ardhshme të pandryshueshme

Çmimet e karburanteve në Mal të Zi do të mbeten të njëjta edhe gjatë 15 ditëve të ardhshme , i është deklaruar agjencisë Mina Biznes nga ministria e ekonomisë.

Çmimi i benzines euro super 95 dhe 98 edhe gjatë dy javëve të ardhshme do të jenë 1.29, respektivisht 1.33 euro për litër. Një litër euro dizel, edhe gjatë dy javëve të ardhshme, do të kushtoj 1.16 e.

Edhe çmimet e karburanteve tjera do të mbesin në nivelin e para dy javëve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!