Sot filloi gjysmëvjetori i dytë

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi, sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë në vitin shkollor 2016/17.

Drejtoritë e shkollave kanë pohuar se i kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të procesit të rregullt edukativo- arsimor, ashtu që nxënësit sërish u kthyen obligimeve të përditshme shkollore.

Pas pushimeve dimërore, dita e parë e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, është e gëzuar për nxënësit, sidomos për ata të cilët nuk kanë pas mundësi që pushimet dimërore ti kalojnë në ndonjë qendër  apo pushimore për këtë periudhë të vitit. Andaj, urojmë që dita e parë e mësimit në këtë muaj të vitit të ketë  qenë një përjetim i bukur për të gjithë nxënësit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!