Camaj priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Ridi Kurtezin

Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj u takua sot, në ambientet e Drejtorisë, me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkelqësinë e Tij, z. Ridi Kurtezi.

Drejtori Camaj e njoftoi ambasadorin për planet dhe punën që do të bëjë në fuqizimin e sektorit të burimeve njerëzore.

Gjatë takimit theks i veçantë ishte thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve si drejt qytetarëve, ashtu edhe drejt të gjitha organeve të administratës publike.

Nga ana e tij, ambasadori Kurtezi uroi drejtorin Camaj për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë e shtetit shqiptar për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të burimeve njerëzore në Mal të Zi si një sektor shumë të rëndësishëm.

Shperndaje