Dukaj: Gazetarët dhe mediat i shohim si partnerë dhe si ata që përmirësojnë dhe avancojnë

Ministri i Amninistratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, përgëzoj gazetarët dhe komunitetin mediatik me rastin e Ditës së Gazetarëve të Malit të Zi.


Në vendosmërinë tonë të palënkundur për të zbatuar në mënyrë të vazhdueshme politikën e administratës publike të hapur, të përgjegjshme dhe moderne si një kontribut për përmirësimin e mjedisit demokratik, ne i shohim gazetarët dhe mediat si partnerë dhe si ata që përmirësojnë dhe avancojnë, deklaroi Dukaj.


Dukaj theksoi se këmbëngulin në mbrojtjen e plotë të integritetit dhe sigurisë së gazetarëve, të cilët vetëm të çliruar nga presioni, mund të jenë, në respekt të rregulloreve dhe Kodit, një partner i besueshëm në reformën e administratës publike dhe të gjithë shoqërisë sonë.

Shperndaje