Gjeka shkarkoi tre sekretarë nga Forca

Kryetari i Komunës së Ulqinit të hënën solli vendimin për shkarkimin nga detyra të tre funksionarëve të lartë komunal nga radhët e Forcës së re demokratike, mëson Portali Ul-info.

Në postet e deritashme më nuk do të jenë sekretari i Sekretariatit për financa dhe buxhet Valdet Axhemoviq, shefi i shërbimit për punë të përbashkëta Nazmir Sula dhe drejtori i Qendrës për sisteme të informacionit Teuta Mehmedoviq.

Këto vendime vijnë pasi që të dielën nga Forca deklaruan se për ato Gjeka “është ish kryetar i Komunës”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!