Mali i Zi do ti mbyll kufijtë për migrantët nëse këtë e bëjnë edhe shtete përreth , ka theksuar për “Rojters”, kryeministri Millo Gjukanoviq.
Ky hap , siç ka theksuar , do të ishte i domosdoshëm me qëllim që Mali i Zi të mos vërshohet nga migrantët dhe refugjatët. Agjencia britanike thekson se Evropa pëson krizën më të madhe të emigrantëve prej fillimit të luftës së dytë botërore. Me tepër se një milion njerëz kanë hyrë në BE në vitin e kaluar përmes Ballkanit- shkruan RTCG.
Rojters, përkujton se Mali i Zi nuk ishte gjetur në këtë rutë , mirëpo ekziston mundësia që kjo të ndryshojë sepse mbyllja e kufirit të Maqedonisë me Greqinë mund ti detyrojnë migruesit që në BE, të hyjnë përmes Shqipërie dhe Malit të Zi.
Rojters, përkujton se dje mijëra emigrantë kanë ngelur në kufirin Greko- Maqedonas, sepse u kërkohej dokumentacion plotësues . Austria i ka ftuar më parë vendet ballkanike në bisedimet për emigrantët të cilët do të fillojnë nesër në Vjenë. Të theksojmë se ky vend çdo ditë merr vetëm 80 kërkesa për azil.