Viktima e dytë në Mal të Zi prej girpit të derrit, vdes motra medicinale

Një motër medicinale nga Tivari, S.K. (50) është viktima e dytë e virusit H1N1, apo siç njohet ndryshe gripi i derrit.

Siç shkruan Dan, pacientja, për shkak të komplikimeve nga gripi i derrit, të premten, më 19 shkurt është sjellë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku si pasojë e këtij virusi vdiq të dielën.

Nga spitali i Tivarit të hënën u njoftua se në ditët në vazhdim janë të ndaluara rreptësisht vizitat pacienteve nga ana e familjarëve dhe të afërmeve.

Kohë më parë po nga gripi i derrit humbi jetën në person i gjinisë mashkullore i moshës 51 vjeçare./ulqinionline/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!