Abazoviq: Jam krenar për të gjitha sulmet ndaj meje

Sulmet ndaj meje nuk i përjetoj seriozisht, deklaroi zv.krzeministri dhe kryetari i URA, Dritan Abazoviq.

Abazoviq tha se sulmet si “shqiptari çetnik”, se ka marrë para, disa miliona, se vëllai ka fituar klinikë në Beograd nga Vuçiqi janë sulme fëminore, nuk kanë të bëjnë me ndonjë qasje të arsyeshme ndaj asgjëje. Jemi një vend ku shumë shpesh elitat politike përpiqen të fitojnë pikë politike përmes dramatizimit. Në fund e shikon se kjo është një politikë shumë joserioze.

Jam krenar për të gjitha sulmet ndaj meje. Do të isha shumë i shqetësuar nëse nuk do të kishte sulme të tilla, deklaroi Abazoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!