Abazoviq konfirmon klubin e ri me Gjeloshaj

Deputeti i Levizjes Qytetare Ura Dritan Abazoviq është shprehur për gazetën Vijesti rreth çështjes se grupit të ri parlamentar „Alternativa-URA“ duke thënë se kjo shënon fillimin e një procesi të ri në politiken e Malit të Zi.
Abazoviq është shprehur se sot pret të ftohet në kolegjum si kryetar i grupit të ri parlamentar.
„Me këtë vërtetohet se përfaqësuesit e pakicave po kuptojnë që DPS nuk është mbrojtësi i tyre i vetëm dhe se mund të gjejnë partnerë në opozitë e cila është qytetarisht e orientuar, e gatshme të respektojë kërkesat e tyre dhe e cila ka senzibilitet për problemet e pakicave nacionale“, është shprehur Abazoviq
Ai është shprehur se deri më tani DPS ka manipuluar me partitë e pakicave.
„Arsyeja kryesore për këtë është marrëdhënia poltronike e liderëve të partive nacionale ndaj DPS dhe ndjenja e sigurisë së rrejshme të cilën ato ja mundësojnë“, tha Abazoviq
Ai gjithashtu shprehu kënaqësi  që ka deputet të cilët në këtë moment të përbërë politik nuk janë të gatshëm të jenë shkop në duar të dikujt, duke thënë se interesat e tyre kombëtare dhe programore nuk duhet ti vendosin në shërbim të interesave të DPS.
Shperndaje