Formohet Klubi i ri Parlamentar Alternativa-Ura

Sot në kolegjumin e Parlamentit të Malit të Zi është konfirmuar formimi i klubit të ri parlamentar Alternativa-Ura. Pjesë e këtij klubi do të jenë deputetet Gjeloshaj, Abazoviq dhe Konatar. Në krye të klubit është vendosur deputeti Abazoviq.
Deputeti i Alternativës Shqiptara Nik Gjeloshaj menjëherë pas konfirmimit të klubit është shprehur përmes rrjetit social facebook se për formimin e këtij klubi ka patur kundërshti sidomos nga ana e partisë boshnjake.
“Në kolegjum ka patur kundërshti nga disa persona për formimin e këtij klubi, ku kryesori ishte Sulo Mustafić nga partia boshnjake. Ai gjithashtu është shprehur që përveç tij, kundër për formimin e këtij klubi është edhe Forca. Kjo verteton edhe një herë atë që kamë thënë për politiken e tyre antishqiptare, që përmes Forcës po mundohet ta aplikoj” është shprehur Gjeloshaj./Malësia.ME/
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!