Kryetari i Kuvendit të Mali të Zi, Ranko Krivokapiq, anuloi sot seancën parlamentare, në të cilën në rend të ditës ishin 15 pikë, përfshirë edhe shkarkimi i tij.
Me propozimin e Partisë Demokratike të Socialistëve, qeveria tërhoqi të gjitha 14 pikat për të cilat Kuvendi i Malit të Zi duhet të diskutonte sot. Më pas, kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq shtyri seancën e sotme.
Milutin Simoviq nga DPS-i tha se Krivokapiq është duke u përpjekur për të mbajtur funksionin icili nuk i përket.Kjo është shkelje e rregullores së punës dhe kompetencave kushtetuese tha Simoviq.
Deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviq tha se urgjentisht duhet thirrur zgjedhjet e parakoshme.
Propozimin për shkarkimin e Krivokapiq e kanë dorëzuar 36 deputetë, të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partia Boshnjake (BS), Partia Liberale (LP), Forcës dhe Iniciativës Qytetare Kroate (HGI)./Malësia.ME/