Raporti i punës së Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave për vitin 2014 u miratua unanimisht në Komisionin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Shumica e anëtarëve të Komisionit ranë dakord se, që nga thamelimi Fondi nuk është duke funksionuar mirë dhe se është e nevojshme për të punuar në ndryshimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave.
Më parë në Raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2015, është vlerësuaras se është e nevojshme ndyshimi dhe plotësimi në ligjin e përmendur, që do të eliminonte konfliktet e mundshme të interesit në procedurat për ndarjen dhe kontrollin e fondeve për pakicat.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Suad Numanoviq njoftoi se është përgatitur projekt-ligji, icili është është harmonizuar me mendimin e Komisionit Evropian.
Halil Dukoviq (PDS) tha se një pjesë të fajit për fuksionim jo të mirë e kanë edhe deputetët.”Ne diskutojmë për raportin e vitit 2014, ndërsa fondet për vitin 2015 tashmë janë shpërndarë dhe ne duhet të kishim tashmë raportin për atë vit.Antar i Komisionit Husnija Shaboviq (PDS) tha se ndryshimet janë të nevojshme për shkak se pakënaqësia është e madhe./Malësia.ME/